Kampioni botëror i kikboksit ukrainas, Maksym Kagal, është vrarë në frontin e luftës në Mariupol.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ai ishte bërë pjesë e forcave speciale në njësinë ushtarake në Azov, teksa lajmin për vdekjen e sportistit e kanë bërë të ditur mediet ukrainase.
“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, cituar nga Ukrinform.
Kujtojmë se Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës, transmeton Telegrafi
Ende nuk dihet se kur mund të përfundojë agresioni rus mbi tokat ukrainase, mirëpo është e sigurt se mijëra jetë kanë humbur nga të 2 kampet.