Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve “të papërgjegjshme” dhe potencialisht të rrezikshme rreth termocentralit të Çernobilit, i cili tanimë është okupuar nga forcat ruse, transmeton InLajmi.
Termocentrali ishte marrë nga forcat ruse menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Vereshchuk akuzoi trupat ruse për pengimin e zjarrfikësve për të luftuar një numër zjarresh në zonë, shkruan BBC.
“Në kontekstin e sigurisë bërthamore, veprimet e papërgjegjshme dhe joprofesionale të ushtarakëve rusë paraqesin një kërcënim shumë serioz jo vetëm për Ukrainën, por për qindra miliona evropianë,” tha ajo. /InLajmi/