Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës rikujtoi se derisa në fushatën zgjedhore, Liburn Aliu me Hysen Durmshin premtuan rregullimin e rrugës Prishtinë – Podujevë, deri më sot tha ai nuk është vendos asnjë guri në atë vend, raporton InLajmi.
Madje, si me ironi Tahiri ia ka kujtuar Kurti betimet e tij në Kuran.
“Zëvendësministri, ministri në fushatë thojshin rruga Prishtinë – Podujevë, kryhet deri në fund të vitit 2021. Tash nuk e kanë qitë asnjë guri e asnjë baski në atë rrugë. Kurti vijke në Podujevë bojke be pasha Kuranin, krejt kena me ndreq Podujevën”, tha Tahiri.
Ndërkohë ai e pati një pyetje për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, se a ka qenë vetëm premtim për do vota për atë rrugë, apo e keni përnjëmend me e ndreq atë rrugë./InLajmi/