Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte planifikuar të diskutohej për politikën e jashtme është shtyrë për një datë tjetër, pasi që nuk janë të pranishëm në seancën kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Diasporës, Donika Gërvalla, raporton InLajmi.
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se meqë Kurti dhe Gërvalla nuk janë në Kosovë, seanca të caktohet për një ditë tjetër, pasi siç tha ai, nuk ka kuptim pa ata.
“Një debat i tillë nuk ka kuptim që të mbahet kur ata nuk janë prezent për disa çështje që vazhdojnë të jenë shqetësimi ynë. Presim të kemi përgjigje nga Kurti dhe Gërvalla. Në dakordim me grupet e tjera parlamentare, kërkojmë që ky debat të mbahet në seancën e radhës kur ata të jenë prezentë”, tha Tahiri./InLajmi/