Ka ndërruar jetë ish-shefi i Misionit të Zyrës Amerikane në Kosovë, John Menzies, përcjell InLajmi.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të Menzies ka shprehur e para e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se i ndjeri ka shërbyer në Kosovë në ditët tona më të errëta të vendit tonë.
“Ambasadori, John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shef i Misionit në Kosovë, është ndarë nga jeta. Ai ka shërbyer në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar ajo.
Menzies para se të vinte në Kosovë ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.
Ndryshe, Menzies ka vdekur në moshën 74 vjeçare, derisa për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut./InLajmi/