Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar së fundmi me ftesë të të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ër një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, derisa në Forumin e Dohas ajo ka mbajtur një fjalim të fuqishëm duke treguar peripecitë, arritjet dhe synimet që i ka vendi jonë për të ecur përpara, përcjell InLajmi.
Këtë të hënë , përmes llogarisë Twiter, Osmani ka ndarë pak fjalë nga fjalimi i Dohas, ku ka theksuar se edhe me sfidat e pafundme anembanë botës, është koha të ecim përpara.
“Me sfida të pafundme anembanë botës, është koha për t’u rigrupuar dhe rimenduar se si ecim përpara. Në fjalën time përmbyllëse në DohaForum, nënvizova domosdoshmërinë e multilateralizmit në luftimin e sfidave të sotme”, ka shkruar Osmani. /InLajmi/