Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, tha se Prishtina duke i dhënë mbështetje Ukrainës dëshiron vetëm ta shfrytëzojë situatën për të arritur njohjen e, siç theksoi, kuazi-pavarësisë së saj.
Në një bisedë për mediat serbe, Lavrov ka theksuar se qëndrimi i Rusisë është i njohur dhe i pandryshuar, transmeton Klan Kosova.
Më herët Lavrov tha se Rusia do të jetë e gatshme të marrë në konsideratë qytete të tjera për negociata me Ukrainën, duke përfshirë Beogradin.