Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka ftuar qytetarët e Prishtinës, që të largojnë antenat satelitore në ndërtesat e tyre sepse rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe ndikojnë edhe në estetikën e qytetit, përcjell InLajmi.
Gjithashtu drejtoria njoftoi se afati për largimin e tyre do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij vendimi.
Në rast se nuk largohen këto antena, Drejtoria për Shërbime Publike paralajmëroi se do të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit.
Postimi i plotë i Drejtorisë për Shërbime Publike:
Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit të cilat rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.
Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit.
Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern. /InLajmi/