Forcat e mbrojtjes ukrainase thonë se 5 sulme nga forcat ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk janë zmbrapsur, në përditësimin e tyre të përditshëm operacional.
Forcat ukrainase po vazhdojnë të mbajnë prapa trupat ruse që synojnë të fitojnë kontrollin e rrugëve dhe vendbanimeve kryesore në qytetin e Kievit duke u përpjekur të depërtojnë nga veriperëndimi dhe lindja
Në Donetsk dhe Luhansk, forcat ukrainase shkatërruan 2 tanke, një automjet këmbësorie dhe një makinë. Forcat ruse gjithashtu pësuan viktima, thuhet në raport, raporton BBC
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 4 aeroplanë, një helikopter dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi
Por u raportua se ende nuk ishin në gjendje të verifikonin në mënyrë të pavarur këto pretendime.