Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha të hënën se duhet të shmanget një përsëritje e krizës së refugjateve si ajo e vitit 2015, transmeton InLajmi.
“Ne nuk mund ta përsërisim situatën e vitit 2015, ne morëm 12% të refugjatëve, por nuk mund ta bëjmë këtë përsëri tani”, tha Andersson.
“Ne duhet të shtyjmë për t’i dhënë fund kësaj lufte,” shtoi Andersson.
Në vitin 2015, 156 mijë e 400 njerëz kërkuan azil në Suedi, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), shkruan CNN.
Suedia ishte marrësi i 3-të më i madh i kërkesave për azil pas Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. /InLajmi/