Në Vushtrri, një shofer me targa vendore, ka goditur një grua, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, përcjell InLajmi.
Kështu ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, derisa më tej bëhet me dije se gruaja e cila është goditur nga vetura menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim.
I dyshuari, shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë. /InLajmi/