Dëshmitari i 2-të i mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës, Ahmet Ademi është pyetur nga gjykatësi se a ka pasur ndonjë takim me familjarët e Mustafës, raporton InLajmi.
Ndërkohë Ademi tha se nuk është i sigurt.
“S’po më kujtohet a kam pasur takim me familjarë të Salih Mustafës”, tha Ademi.
Përsëri gjykatësi ka insistuar me pyetje duke e pyetur se në theks të veçantë a njeh ndonjë anëtarë të familjes së Mustafës.
“Nuk mund ta di, nuk jam i sigurt”, tha Ademi. /InLajmi/