Një grup i të rinjve ishin mbledhur sot në një kafene në qendër të Kievit, për të biseduar me njëri-tjetrin, kjo pas shumë kohëve. Disa prej tyre kishin filluar edhe të luanin ping-pong atu.
Baristi i këtij lokali, Mykola, ka thënë se ata janë ripahur pas një muaji, prej kur ka filluar Rusia t’i sulmojë.
“Do të vazhdojmë të punojmë për aq kohë sa të mundem. Ne po e bëjmë këtë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin”, ka thënë Mykola.
Kafeneja Kashtan, është njëra nga vendet që u shërben klientëve që ende janë duke qëndruar në qytet.
Shumë restorante dhe kafene në Kiev janë kthyer në kuzhina, pasi përgatitet ushqim falas për njerëzit në nevojë dhe për ushtarët, shkruan BBC,
Ndërsa, disa prej tyre u shërbejnë edhe klientëve, në përpjekje për të sjellë një ndjenjë normaliteti tek ata,transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet e Kievit kanë krijuar jë hartë të kafeneve dhe bizneseve të tjera të hapura tani.