Këtë të diel do të mbahet ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve Oscar. Eventi i cili do të mbahet në Hollivud Bulevard do të prezantohet nga Emi Shumer, Uanda Sajks dhe Rexhina Holl. Mes filmave konkurrues janë dhe ata europianë, ku britanikët kryesojnë listën e të nominuarve.
Keneth Branah me filmin e tij autobiografik ‘Belfast’, ku flet për fëmijërinë në Irlandën e Veriut dhe konfliktet mes katolikëve dhe protestantëve, ka marrë 7 nominime, përfshi atë për Filmin më të mirë dhe Regjisorin më të mirë
Për çmimin aktorja më e mirë, Olivia Kolman është në garë për një ‘Oscar’ të 2-të për rolin e saj të një nëne të divorcuar, bazuar në romanin e Elena Ferrantes, e kaluara e së cilës rishfaqet në mjedisin e bukur dhe mashtrues të ishujve grekë.
Edhe aktorja Penelope Cruz është mes 5 finalisteve për të marrë çmimin për rolin e saj në filmin ‘Mamatë Paralele’, të Pedra Almodovar, film i nominuar edhe për kolonën zanore më të mirë, nga kompozitori Alberto Iglezias
Ndërkohë bashkëshorti I saj, Havier Bardem është i nominuar për çmimin Aktori më i mirë për rolin e tij në filmin biografik “Being the Rocardos”, përkrah Nikole Kindman, ku do ketë përballë favoritin për këtë çmim, britanikun Benedikt Kambërbeç për rolin e tij në filmin “The Poëer of The Dog”, i cili kryeson listën e nominimeve me 12 të tilla.
Ndër filmat europianë, surpriza e madhe ishte nominimi i trefishtë i “Flee” nga regjisori dabez Jnas Poher Rasmusen, që garon për Filmin më të mirë të animuar, Dokumentarin më të mirë dhe Filmin më të mirë të huaj.
Bëhet fjalë për historinë e vërtetë të mikut të tij Amin, një refugjat afgan në Danimarkë që u largua nga luftimet në Kabul, një ndër filmat më të vlerësuar të vitit 2021
Një tjetër surprizë pozitive nga Europa është filmi ‘Njeriu më i keq në botë’ nga regjisori norvegjez Hoakim Trier. Ky film u shpall fitues në Festivalin e Kanës dhe po konkurron në Oskar për çmimin e Filmit më të mire të huaj por edhe për Skenarin më të mirë
3 regjisorë europianë nga 5 të nominuar do të konkurrojnë edhe për Filmin më të mirë ndërkombëtar, përkrah skandinavëve Hoakim Trier dhe Jonas Poher Rasmusen, është edhe italiani Paolo Sorrentino për filmin “Dora e Zotit”, transmeton EuroNews Albania.
Një film gjysmë autobiografik, për dashurinë e tij të përjetshme për gratë, kinemanë, Napolin dhe futbollin.




















