Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet, transmeton InLajmi.
Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha presidenti amerikan.
Kjo u pasua shpejt nga Shtëpia e Bardhë, ku e arsyetuan këtë deklaratë, duke thënë që Biden është shprehur se Putini nuk mund të ushtrojë ndikim te shtetet fqinje.
Putini duke qenë se është kreu i një vendi që po lufton ushtarakisht dhe ka nën kontroll një arsenal bërthamor, shqetësimi nga ana e amerikanëve është se ata nuk duan ta mbështesin Putinin në një qoshe.
Thirrja për ndryshimin e regjimit drejtpërdrejt mund të shkaktojë paqëndrueshmëri dhe të rrisë paparashikueshmërinë, shkruan BBC.
Dhe gjëja e fundit që duhet në këto rrethana është paparashikueshmëria. /InLajmi/