Përpara Ditës Botërore të Teatrit të dielën, Teatri Deutsches në Berlin tregoi solidaritet me Teatrin e shkatërruar Akademik të Dramës në Mariupol duke shkruar fjalën “fëmijë” përpara hyrjes së tij, tha Ambasada e Ukrainës në Berlin në faqen e saj zyrtare, transmeton InLajmi.
Aktorët, aktivistët dhe diplomatët ukrainas në Berlin shkruanin emrin “fëmijët” me shkronja të mëdha të bardha, ashtu si e njëjta fjalë shkruhej në rusisht në terren jashtë teatrit në Mariupol, kur filluan bombardimet dhe megjithëse forcat ruse e panë këtë sinjal se ka fëmijë, ata përsëri nuk i ndalën bombardimet.
“Kjo simbolizonte që Deutsches Theatre Berlin qëndron së bashku me Teatrin e shkatërruar të Mariupolit,” tha Ambasada.
“Së bashku me teatrin ku fshiheshin fëmijët nga bombardimet ruse, ndërsa Mariupoli bërtiste dhe lutej që të paktën të mos hidheshin bomba atje duke shkruar këtë fjalë me shkronja të mëdha që shiheshin nga ajri. Fatkeqësisht, kjo nuk e ndaloi armikun. .”
Autoritetet ukrainase thanë se rreth 300 njerëz vdiqën nga 1.300 njerëz gjithsej sa kishin kërkuar strehim në teatrin më 16 mars, kur u bombardua nga forcat ruse, shkruan CNN.
Rusia ka mohuar se forcat e saj kanë goditur teatrin, duke pretenduar në vend të kësaj se ai është hedhur në erë nga batalioni Azov i ushtrisë ukrainase. /InLajmi/