Që pas infektimit me Koronavirus muajin e kaluar, qytetarët britanikë kanë qenë vazhdimisht të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të mbretëreshës Elizabeth. Shqetësime këto të përforcuara edhe nga titujt e vazhdueshëm të medieve vendase.
Së fundmi, një e përditshme britanike raportonte se Mbretëresha e Anglisë nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se lëvizte më vështirësi.
Por, 95-vjeçarja i ka lënë të gjithë pa fjalë, ndërsa është fotografuar ditën e duke dalë nga pallati mbretëror e duke i dhënë makinës së saj Jaguar, transmeton Living shqip.
E veshur me një shami, syze dielli dhe një xhaketë jeshile, Mbretëresha Elizabeth dukej në gjendje të mirë. Burime për “Daily Mail” bëjnë me dije se ajo nuk është e sëmurë dhe është e përkushtuar ndaj detyrave të saj shtetërore si kurrë më parë.