Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka kërkuar vendeve prodhuese të energjisë që të rrisin prodhimin e tyre të energjisë, në mënyrë që “të gjithë në Rusi të kuptojnë se askush nuk mund ta përdorë energjinë si shantazh, transmeton InLajmi.
Ky reagim i tij vjen pasi që disa vende në Evropën dhe më gjerë kërkojnë të reduktojnë varësinë e tyre energjetike nga Rusia, një prodhues dhe eksportues i madh i naftës dhe gazit, shkruan cnbc.com.

Ndryshe i pari i Amerikës, Joe Biden vazhdon vizitën e tij në Poloni dhe pritet të mbajë një fjalim madhor të shtunën, duke mbledhur mbështetjen për Ukrainën dhe duke bërë thirrje për unitet përballë agresionit rus./InLajmi/





















