Një tjetër gjeneral rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm në afërsi të qytetit jugor Kherson, thonë nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës, përcjell InLajmi.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë.
Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i 7-të që vdiq në Ukrainë dhe gjenerallejtënanti i 2-të – oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.
Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi./InLajmi/