Presidentja e Republikës se Kosovës, VJosa Osmani, ka bërë të ditur shumëçka rreth udhëtimit të saj zyrtare në Katar, përcjell InLajmi.
Ajo në Katar është pritur nga Emiriti i këtij shteti, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, ku ka marrë pjesë në hapjen e Forumit të Dohask më shumë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.
Osmani gjatë qëndrimit të saj atje ka bërë të ditur së është takuar edhe me Kryeministrin e Katarit, me të cilin thuhet të jetë diskutuar për thellimin e raporteve bilaterale mes 2 vendeve.
Kurse në theks të veçantë ka qenë bashkëpunimi ekonomik.
Postimi i plotë i saj:
Forumet multilaterale janë mundësi e shkëlqyeshme për Republikën e Kosovës që t’i dëgjohet zëri aty ku diskutohen cështjet më të rëndësishme globale. Prandaj kisha nderin që me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, të merrja pjesë në hapjen e Forumit të Dohas së bashku me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.
Sot në takim me Kryeministrin e Katarit ndërkaq, diskutuam se si t’i thellojmë raportet bilaterale mes 2 vendeve tona, me theks të vecantë sa I përket bashkëpunimit ekonomik.
Përgjatë forumit kishim diskutime përmbajtësore edhe me ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, tani i deleguar i posaqëm i Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, John Kerry, ku diskutuam për zhvillimet e fundit në kontinentin evropian, e në veçanti për rolin krucial që SHBA luajnë për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Poashtu takuam edhe udhëheqës të shteteve jo njohëse dhe të organizatave ndërkombëtare.
Kosova ka miq anekënd botës dhe këto miqësi do të vazhdojmë t’I thellojmë më tej. /InLajmi/