Është bërë një vit që kur ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur i skenës dhe teatrit, Rasim Thaçi – Cima, shkruan InLajmi.
Humoristi i ndjerë ishte i njohur për shumë skeqe të dashura për publikun, ndërsa njihet në veçanti për personazhin fiktiv Cima.
Disa nga shumë skeçet e Cimës ishin “Treshi Përsheshi” , “Cimë Baushtella”, “Nusja nga Diaspora”, “Lajmi në Gurbet”, “Cimë Kulleri te Lec Katunari” e të tjera.
Për vite me radhë Cima ka aktuar me të ndjerim Ibrahim Krajkova-Leci dhe Sevdail Radogoshi.
Ndërkoha e mira e krejt punës së këtyre 3 aktorëve është se së fundmi është kthyer skeçi “Treshi Përsheshi” nga 3 aktorët junior, pra djemtë e 2 aktorëve të ndjerë Cimës dhe Lecit dhe djali i Radogoshit, të ndihmuar nga ky i fundit.
Ndryshe, Cima vdiq në moshën 70-vjeçare pas disa ditësh që ishte i shtruar në Klinikën Infektive ku po trajtohej për COVID-19. /InLajmi/

















