Gjejeni pak cila është ngjyra më në modë për momentin?! Quhet “luleshtrydhe brune” dhe ka ndërmend të qëndrojë gjatë, prandaj analizojeni me kujdes!
Si ta kuptoni “luleshtrydhe brune”? Mbizotërojnë tonet e kafes, me pak rozë-të kuqe luleshtrydheje, pra një miks i të dyjave!
Për të qenë më të qarta përshkruajeni si një miks i çokollatës dhe luleshtrydhes.
Zendaya, Barbie Ferreira dhe Kendall Jenner e provuan para jush nëse ky ishte frymëzimi që po prisnit.
Floku duket edhe më i shëndetshëm nga ç’mund të jetë vërtetë dhe ngjyra e pastër i përshtatet fiks sezonit që vjen, shkruan Anabel Magazine.
Nuanca të tilla kanë tendencën ta bëjnë flokun të duket edhe me më shumë shkëlqim dhe më pak të dukshme majat e djegura. Këshillë nga ekspertët: Brunet natyrale që kanë ndërmend të lyejnë flokët, të mos konsiderojnë asnjë ngjyrë tjetër veç “luleshtrydhes brune”.