Ish-banorja e Big Brother Albania, Monika Lubonja, emër ky i cili i rezistoi deri në fund eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkruan InLajmi.
Ajo se fundmi ishte e ftuar në emisionin e “Përputhen” si opinioniste, aktorja e Big Brother Vip u pyet si do të reagonte nëse vajza e saj, Tea do të merrte pjesë në program.
Ajo u shpreh se si familje janë mendje hapur dhe kjo nuk do të bënte fare problem.
Ndërsa tutje ajo ka pas një këshill për të gjithë të rinjtë që të kenë guxim dhe të thyejnë çdo tabu.
“Unë jam shumë mëndje hapur, Tea po ashtu. Dua t’i përgëzoj këta të rinj për guximin që kanë, thyeni tabutë. A ka mundësi të thyeni tabutë?”, tha Monika. /InLajmi/