Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, vizitoi anëtarët e mbijetuar nga masakra ndaj familjes Berisha në Suharekë, përcjell InLajmi.
Sot është shënuar 23 vjetori i kësaj masakre drejtë familjes Berisha, Kurti vendosi buqetë me lule dhe bëri homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e lirisë” dhe vizitoi Muzeun e martirëve të familjes Berisha.
Tutje ai vazhoi drejtë muzeut të martirëve të familjes Berisha, ku nuk la pa shkruar disa fjalë në Librin e Zisë.
“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, ishin fjalët e Kurtit.
Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha. /InLajmi/