Presidenti amerikan Joe Biden dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të SHBA Antony Blinken dhe Lloyd Austin janë takuar për herë të parë me homologët e tyre ukrainas për të diskutuar se si “të forcohet aftësia e Ukrainës për të luftuar agresionin rus”, transmeton InLajmi.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov u takuan me homologët e tyre në Varshavë përpara fjalimit të Presidentit më vonë sot.
Kuleba u tha gazetarëve se Ukraina kishte marrë premtime shtesë të sigurisë nga SHBA për zhvillimin e mbrojtjes
Ai tha në televizionin kombëtar ukrainas menjëherë pas kësaj:
“Presidenti Biden tha se çfarë po ndodh në Ukrainë do të ndryshojë historinë e shekullit të 21-të dhe ne do të punojmë së bashku për të siguruar që ky ndryshim të jetë në favorin tonë, në favor të Ukrainës, në favor të botës demokratike”, tha Kuleba, raporton neëssky.com
Ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë thanë se presidenti amerikan “do të mbajë vërejtje mbi përpjekjet e bashkuara të botës së lirë për të mbështetur popullin e Ukrainës, për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën e saj brutale dhe për të mbrojtur një të ardhme që i ka rrënjët në parimet demokratike”./InLajmi/