Beatrix Ramosaj, këngëtarja, gjegjësisht ish banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, BBV, ditëve të fundit është shfaqur shumë e buzëqeshur dhe e lumtur, përcjell InLajmi.
Kjo sidomos për shkak të mbështetjes e dhuratave që po i vinë nga fansat e saj, e të cilin gëzim ajo po e shfaq pa hezitim në rrjetet sociale.
“Ma keni ëmbëlsuar shpirtin”, ka shkruar së fundmi Trixa, derisa shihet se ka pranuar disa çokollata.
Ndryshe, Trixa është komentuar shumë për shkak të lidhjes së saj me ish banorin e BBV, Donald Veshaj, por që lidhja e tyre nuk zgjati shumë përveç brenda shtëpisë./InLajmi/