Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka akuzuar shtetet e QUINT-it se nuk i bënë “presion” Kosovës për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe.
Daçiq thekson se nuk është se shtetet e QUINT-it nuk mund ta bindnin kryeministrin kosovar, Albin Kurti, veçse nuk deshën ta bënin këtë, tha ai për Aljazeera Balkan
“Mos më thoni që QUINT-i nuk mund ta bindë Albin Kurtin. Ata në fakt nuk deshën që të bëjnë presion dhe ja ku jemi tani”, tha Daçiq, transmeton Klankosova.tv.
Daçiq ka folur edhe për luftën ruse në Ukrainë, ku theksoi se as pas zgjedhjeve nuk do të vendosin asnjë sanksion kundër Rusisë.