• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 18 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Buleshkaj: Ata që nuk e deklarojnë pasurinë, rastet shkojnë në Prokurori

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
26 March 2022
në KRYESORE
0 0
0
Buleshkaj: Ata që nuk e deklarojnë pasurinë, rastet shkojnë në Prokurori 
0
SHPERNDARJE
76
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) 4.737 zyrtarë duhet që deri në fund të muajit mars të deklarojnë pasurinë.

Kështu është shprehur Yll Buleshkaj, drejtor në këtë institucion në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se ky numër mund edhe të ndryshojë ngase mund të ndodhin emërime apo edhe shkarkime të ndonjë zyrtari.

Por për ata që nuk e deklarojnë pasurinë drejtori i AKK-së tha se ligji është i qartë, ngase mosdeklarimi është vepër penale, raste të cilat ata i dërgojnë në prokurori.

“Si zakonisht numri i zyrtarëve të cilët duhet ta deklarojnë pasurinë e që përfshin numrin e gjithë zyrtarëve të lartë është rreth 5.000.Këtë vit i kemi 4737 zyrtarë të cilët duhet ta bëjnë deklarimin. Ky numër mund të ndryshojë sepse çdo ditë mund të ndodhë emërimi apo shkarkimi i ndonjë zyrtari”.

“Ne po shpresojmë që të gjithë fillimisht do ta deklarojnë. Në vitet e fundit e kemi një histori pozitive të deklarimit, ku vetëm disa që zakonisht numri ka qenë nën 100 që nuk kanë deklaruar. Do të thotë ka qenë 2 ose 2 pikë diçka përqind të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë. Sido që të jetë, ligji është i qartë për ata të cilët nuk e deklarojnë pasurinë. Ata me këtë veprim bëjnë vepër penale dhe rasti i tyre, pas shqyrtimit tonë të brendshëm, kalon në prokurori për ndjekje”

Drejtori i AKK-së iu bëri thirrje zyrtarëve të lartë të cilët janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, ngase një lëshim i vogël ose vonim i deklarimit mund të ketë pasoja të mëdha, duke ua pamundësuar kandidimin në pozita të ndryshme.

“Kisha lut të gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë që ata ta bëjnë sa më parë, mos ta lënë për momentin e fundit. Momentet e fundit historikisht na kanë treguar që kanë krijuar lëshime në deklarim. Pastaj, këto lëshime është dashur që të kenë pasoja juridike e këto raste kanë kaluar në prokurori. Shumë njerëzve iu është pamundësuar kandidimi për pozita të ndryshme për shkak të rasteve të tyre në prokurori, apo për shkak që gjykata ka marrë një vendim dënues për këto subjekte. Një lëshim i vogël, një vonim i deklarimit për momentin e fundit mund të ketë pasoja të mëdha për ta”.

Buleshkaj thotë se kanë bashkëpunimin shumë të mirë me prokurorinë dhe se të gjitha materialet e dokumentet i dorëzohen këtij institucioni së bashku me kallëzimin penal.

“Zakonisht ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me prokurorinë. Të gjitha materialet që i kemi, dokumentacionin dorëzohet së bashku me kallëzimin penal. Ka raste kur kërkojnë shpjegime shtesë, por zakonisht dokumentacioni që e dërgojmë është gjithëpërfshirës do të thotë nuk ka nevojë për dokumentacion shtesë”.

“Ne e dërgojmë gjithë komunikimin që e kem pasur me palën, me subjektin deklarues. Për shembull në qoftë se unë nuk e deklaroj atëherë komunikohet me mua e pastaj përgjigjet që tentojnë ta shpjegojnë rastin e mosdeklarimit të gjitha me lëndë shkojnë në prokurori. Prokuroria e ka një follder me të gjitha dokumentacionin i cili na ka dërguar neve deri në dorëzimin e kallëzim penal”.

Ai tha se edhe nëse ndryshon Ligji e kërkohet të bëhet edhe deklarimi i pasurisë së doktorëve e profesorëve, janë të obliguar ta zbatojnë si ligj.

“Ne jemi të obliguar ta zbatojmë ligjin. Në qoftë se ligji thotë që do t’i pranojmë ne gjithsesi që do t’i pranojmë. Sfidat me të cilat do të ballafaqohemi ne do të mundohem t’i kalojmë me përkrahjen e të gjitha institucioneve të cilat janë të thirrura për të na përkrahur. Ne menjëherë po sa të aprovohet ligji do ta bëjmë vlerësim të brendshëm për nevojat shtesë qoftë për staf qoftë për burime të tjera të IT ose çfarë do qofshin ato, apo edhe për hapësira shtesë dhe këto do t’i kërkojmë nga institucionet përgjegjëse”.

Sa i përket deklarimit të pasurisë për zyrtarët e AKK-së, Buleshkaj tha se janë të gatshëm vetëm se duhet të ketë vendim nga Kuvendi

“Ne deklarojmë pasurinë ajo e cila ka mbetur pezull për shkak të vendimit që nuk e ka marr ende Kuvendi i Kosovës është verifikimi i pasurisë të zyrtarëve të AKK-së. Ne e kemi të qartë, pasuria e të gjithë zyrtarëve të cilët kualifikohen për deklarim është publike në ueb faqe, ndërsa procesi i verifikimeve për shkak që ne nuk mund ta verifikojmë pasurinë tonë ajo ka ngecur. Po besoj që kjo do të zgjidhjet, e kam parë edhe disa prononcime që i kanë bërë, komisioni që është përgjegjës për mbikëqyrje të Agjencisë e po besoj që do të gjendet një zgjidhje e mirë. Edhe ne qoftë se na bie shorti apo për ndonjë arsye tjetër vendos komisioni të bëjë verifikimin e të gjithëve, ta kryej atë. Ne jemi të gatshëm si agjenci që të asistojmë”.

“Si AKK ne kemi qenë të hapur që nga fillimi, që ajo të kryhet sepse është edhe obligim ligjor. Si do që të jetë kjo nuk është kryer për disa vite siç e kemi kuptuar e po besojmë që do të gjendet një zgjidhje. Prap kjo është në dorën e Kuvendit të Kosovës, si institucion përgjegjës për ta bërë verifikimin”.

Tags: Agjencia Kundër KorrupsionitDeklarimi i pasurisëYll Buleshkaj
Postimi i mëparshëm

Osmani në Forumin e Dohas në Katar, diskutohet për trajtimin e sfidave bashkëkohore

Postimi tjetër

Roberto Mancini drejt dorëheqjes nga posti i trajnerit të Italisë

Të ngjajshme Postime

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani
KRYESORE

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
Një termet prej 4.6 shkallë të Rihterit godet Shqipërinë
KRYESORE

Tërmet në rrethinën e Vitisë

16 July 2025
Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë
KRYESORE

Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë

16 July 2025
Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin
KRYESORE

Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin

15 July 2025
Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin
KRYESORE

Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin

15 July 2025
Vendimi i Supremes, Abdixhiku: Presim veprim nga Prokuroria, kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim
KRYESORE

Vendimi i Supremes, Abdixhiku: Presim veprim nga Prokuroria, kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim

15 July 2025
Postimi tjetër
Roberto Mancini drejt dorëheqjes nga posti i trajnerit të Italisë

Roberto Mancini drejt dorëheqjes nga posti i trajnerit të Italisë

Lajmet e fundit

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
Lamtumirë Lule – artiste e veçantë

Lamtumirë Lule – artiste e veçantë

17 July 2025

Çfarë ka ndodhur me 17 korrik ndër vite?

17 July 2025
Reçel me Luleshtrydhe – Shije fantastike në 30 minuta

Reçel me Luleshtrydhe – Shije fantastike në 30 minuta

17 July 2025
Moti për ditën e sotme

Pritet destabilizim intensiv i motit

17 July 2025
“Të dua siç je, bashkë me gabimet”, dashuria, art i bazuar në ndershmëri

“Të dua siç je, bashkë me gabimet”, dashuria, art i bazuar në ndershmëri

17 July 2025
Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer

Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer

17 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu