Roman Abramovich ka marrë pjesë në negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, e konfirmuar kjo nga vetë Kremlini në mesin e raporteve në media se miliarderi rus ka qenë bashkëbisedues në përpjekjet për të zbutur qëndrimet e palëve dhe arritjen e rezultatit të shumëpresuar të fundit të konfliktit.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se është e vërtetë që Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat e fazës fillestare”.
Ai preferoi të mos jepte shumë detaje, por sqaroi se tani “bisedimet po vazhdojnë mes 2 ekipeve negociuese të Moskës dhe Kievit”.
Deklarata e Peskov erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së lidhur me një artikull të The Ëall Street Journal ku thuhej se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden i bllokoi sanksionet ndaj pronarit të klubit anglez, Chelsea me nxitjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për shkak të rolit të oligarkut në negocimin e mundshëm të paqes.
CNN thotë se nuk e ka konfirmuar dot në mënyrë të pavarur një diskutim të tillë mes Uashingtonit dhe Kievit dhe Peskov nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë.
Financial Times nga ana tjetër pretendon se presidenti rus Vladimir Putin e ka aprovuar personalisht rolin e mundshëm të Abramovichit në bisedime, duke përmendur 2 persona që kishin drejtpërdrejte njohuri mbi këtë çështje, por pa i identifikuar ata, transmeton Top Chanel
Për momentin, është e paqartë se çfarë roli po luan në fazë po luan Abramovich në negociatat mes 2 palëve në konflikt.