23 vite më parë, gjegjësisht me datë 25.26 dhe 27 mars të vitit 1999 forcat serbe kanë masakruar 243 civilë, shkruan InLajmi.
Masakra e Krushës është një nga masakrat që kreu Ushtria Serbe gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.
Masakra u krye më 25 mars 1999 në fshatin Krushë e Madhe, në afërsi të Rahovecit, një ditë pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO dhe la rreth 243 viktima, ndërsa 63 nga viktimat mbeten të zhdukura.
Sipas një dëshmitari, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 500 persona.
Sipas dëshmitarëve shqiptarë, një njësi speciale e policisë hyri në fshat, veçoi burrat dhe djemtë dhe i vrau.
Pastaj, gratë dhe fëmijët./InLajmi/