Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka dhënë një përditësim mbi luftën në Ukrainë. Zyrtari, identiteti i të cilit mbetet anonim, tha se Rusia po tenton të dërgojë përforcime ushtarake nga Gjeorgjia.
Ky hap mund të zgjasë konfliktin Rusi-Ukrainë.
Zyrtari tha se Rusia ka lëshuar më shumë se 1.250 raketa në objektivat ukrainas që nga fillimi i pushtimit, por nuk kishte arritur të bëjë ndonjë përparim në kryeqytetin e Kievit.
Megjithatë, ai vuri në dukje se Rusia duket po i jep përparësi rajonit lindor të Donbasit në vend të kryeqytetit, përcjell ABC News.
Rusia la të kuptohet për një zvogëlim të mundshëm të synimeve të saj në Ukrainë sot, duke thënë se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ka përfunduar dhe se tani e tutje do të fokusohet në “çlirimin” e plotë të rajonit të Donbasit.