Derisa Rusia nuk po i ndalon sulmet në Ukrainë, bile vetëm se i ka ashpërsuar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk po ndalet duke i bërë thirrje të gjitha shteteve që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe të sjellin paqen në vendin e tij, përcjell InLajmi.
“Ju drejtova Këshillit Evropian dhe Kombeve të Evropës ku u thashë se Ukraina nuk kishte shkuar në një tokë të huaj. Nuk kam ëndërruar kurrë për ndonjë luftë. Ukraina është bashkuar për paqen. Dhe bashkon botën për hir të paqes. Lavdi të gjithë heronjve tanë! Lavdi gjithë popullit tonë”, tha Zelensky. /InLajmi/