Raketat ruse po vuajnë një shkallë dështimi deri në 60%, kanë pohuar shumë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë në një raport të Reuters.
Dështimet mund të shkaktohen nga çdo gjë, duke filluar nga pamundësia për të nisur e deri te dështimi për të shpërthyer në goditje.
Norma e raportuar, e cila nuk është verifikuar diku tjetër, mund të shpjegojë luftën e Rusisë për të ruajtur vrullin në pushtimin njëmujor.
Sipas SHBA-së, Rusia ka lëshuar të paktën 1 mijë e 100 raketa që nga fillimi i luftës, transmeton EO.
Ata nuk kanë thënë se sa kanë goditur objektivat e tyre dhe a kanë shpërthyer me sukses