Klubi turk, Fenerbahce e ka përjashtuar nga skuadra e parë futbollistin, Mesut Ozil për shkak të debatit me trajnerin dhe tashmë ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit ka një mesazh në rrjetet sociale duke theksuar se klubi është në vend të parë.
Sipas asaj çfarë është raportuar në mediat turke, trajneri i skuadrës turke, Ismail Kartal, ka debatuar me lojtarin turk, duke i thënë se nuk është i kënaqur aspak me performancën e tij.
Mediat turke kanë raportuar se Ozil po përjeton një poshtërim si pasojë e përjashtimit të tij nga skuadra e parë.
Megjithatë, Ozil u shpreh se Fenerbahçe është në vend të parë, duke postuar flamurin e Turqisë dhe klubit.
“Fenerbahçe është më e rëndësishmja”, ka thënë shkurt Ozil, përcjell Reporter.
Vlen të përmendet se 33 vjeçari numëron 22 ndeshje në ligën turke, teksa ka shënuar plotë 8 herë, për të asistuar 2 herë, ndërkaq nuk ka marrur asnjë karton.