Serbët e Kosovës në veri të vendit janë duke protestuar për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe, gjegjësisht po kundërshtojnë suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicën Veriore, Liljana Stevanoviq, raporton InLajmi.
Protestës po i prinë edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, i cili theksoi se numër i madh i qytetarëve serbë po protestojnë sot për të drejtat e tyre.
“Kurti, e ke shkatërruar marrëveshjen e Brukselit, ke shkatërruar gjithçka”, është njëra ndër pankartat që protestuesit po e mbajnë në duar./InLajmi/