Aeroplani ku gjendej presidenti polak, Andrzej Duda u detyrua të bënte një ulje emergjente të premten
Duda ishte vendosur të udhëtonte nga Varshava në Rzeszóë për t’u takuar me Presidentin e SHBA, Joe Biden
“Kishte një ulje emergjente të avionit me Presidentin Duda; avioni u kthye në Varshavë”, sipas PAP, që citohet nga CNN.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi gjithashtu uljen emergjente.
Biden tani do të ndryshojë orarin e tij këtë mëngjes, duke u takuar fillimisht me anëtarët e Divizionit të 82-të ajror dhe më pas duke marrë pjesë në ngjarje humanitare në Poloni, sipas reporterëve të grupit, transmeton lajmi.net
Edhe Duda do të marrë pjesë nëse arrin në kohë.