Përdorimi i eksplozivëve nga Rusia me “efekte të zonës së gjerë ose afër zonave të populluara duke përfshirë raketa, predha artilerie të rënda dhe raketa, si dhe sulme ajrore” mund të përbëjnë krime lufte, ka thënë misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut për Ukrainën, transmeton InLajmi.
Shefja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bognor, përmendi 2 shembuj specifik: Një sulm në një shkollë në Chernihiv dhe sulm në maternitetin në Mariupol.
OKB-ja ka gjithashtu raporte për forcat ruse që tregojnë se ata kanë vrarë civilë edhe gjatë tubimeve paqësore, shkruan BBC.
OKB-ja po i shqyrton dhe raportet se njerëzit që perceptohen si simpatizues rusë janë rrahur ose keqtrajtuar nga policia ukrainase. /InLajmi/