Mëngjesin e ditës së premte një numër i mad hi autoblindave të Njësisë Speciale janë parë duke shkuar për në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Gazetën InLajmi ka deklaruar se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.
“Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si çdo herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka bërë me dije Kelani. /InLajmi/