Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj këtë të premte ka folur lidhur me punën një vjeçare që është bërë në ministrin që po e udhëheq, raporton InLajmi.
“Fondi i Sigurisë është një arritje që përfshin shumë institucione. Ka qenë kërkesë shumë e madhe për hapjen e një fondi jo veç për ushtrinë por edhe për krejt vendin, në mënyrë që të ngritën kapacitetet e sigurisë. Me këtë fond mendojmë t’i ngrisim kapacitetet, pra siç e dimë se kapacitet ushtarake kushtojnë mjaft shumë ”, tha Mehaj.
Sipas tij, Fondi i Sigurisë kurrë nuk ka qenë më i sigurt.
“Nuk ka qenë kurrë më sigurt një fond sikur ky që është krijuar. Kontrollohet nga ministritë përkatëse të thesarit. Është i sigurt dhe falënderoj krejt bashkëkombësit që kontribuojnë e kanë kontribuar. Krejt kohën ka qenë përkrahja e diasporës për të ndihmuar dhe mbështetur shtetin tonë”, tha Mehaj. /InLajmi/

















