Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku po lidhet me një largim nga Stamford Bridge në verë dhe tashmë nuk mungojnë ofertat edhe nga brenda Anglia.
Lukaku nuk po ndihet i lumtur te ‘Blutë’ dhe së fundmi është zbuluar se ai ka bërë një përpjekje për tu rikthyer te Interi, ku shkëlqeu për 2 sezone.
Gazetari italian Fabrizio Biasin raporton se drejtuesit e Interit nuk e ndajnë entuziazmin e Lukakut për rikthimin e tij në Itali.
Megjithatë, Biasin zbuloi se sulmuesi belg ka oferta tjera në tavolinë dhe 2 vijnë nga Liga Premier.
“Ai personalisht e ofroi veten te drejtuesit e Interi, u përpoq të kuptonte nëse ka ndonjë mundësi për t’u rikthyer”, ka thënë fillimisht Biasin .
“Por, shanset tani janë vërtet minimale. Ai fiton shumë. Ai do të ishte i gatshëm të shkurtonte pagën e tij, por u arrit një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro, është e vështirë të mendosh se mund ta huazojnë atë”, tha ai, transmeton Telegrafi
“Gjithashtu sepse Lukaku ka 2 oferta nga ata që do të donin të investonin tek ai, në Ligën Premier”, përfundoi gazetari i njohur italian.