Kryeministri hungarez Viktor Orban ka hedhur poshtë një apel të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për armë dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke thënë se kjo do të ishte “kundër interesave të Hungarisë”, transmeton InLajmi.
Orban hodhi poshtë kërkesat e Zelensky në Këshillin Evropian “sepse ato janë në kundërshtim me interesat e Hungarisë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs.
“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte, kështu që nuk do të lejojë transferimin e armëve në Ukrainë,” tha Kovacs.
Orban thotë se pakica etnike-hungareze në perëndim të Ukrainës do të kërcënohej nëse Hungaria dërgonte armë në Kiev.
Hungaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev, ose ta lejojë atë të kalojë territorin e saj. Megjithatë, ajo ka lejuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë ukrainas të hyjnë në territorin e saj, shkruan BBC.
Orban, një nacionalist, ka kultivuar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin vitet e fundit. /InLajmi/