Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për refuzimin e projektit të gazit amerikan.
Tutje ai tha se ky projekt do të të ndërtohej me paratë e taksapaguesve amerikan.
Sipas Haradinaj, për fat të keq për këtë projekt nuk ka reaguar as presidentja e vendit, megjithëse ky projekt është shumë i rëndësishëm për projektin ekonomik të sigurisë për Kosovës dhe është miratuar nga presidenti amerikan Biden.
Kreu i AAK-së tha se gazpromi rus ka vdekur dhe të gjitha konceptet e të gjithë botës demokratike për Rusinë kanë ndryshuar andaj ai shpreson që edhe konceptet e presidentes e kryeministrit të ndryshojnë dhe urgjentisht t’i hapin rrugë gazsjellësit Shkup-Prishtinë.
Postimi i plotë i tij:
Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan
BE, megjithëse me vonesë, e paska nënshkruar marrëveshjen e madhe për gazin e lëngshëm amerikan, projekt ky që e shkëputë Evropën nga varësia e gazit rus.
Për fat të keq, Qeveria e Kosovës, pa asnjë arsye të qëndrueshme, e kishte refuzuar gazin e lëngshëm amerikan, edhe pse gazsjellësi do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve amerikan.
Për më keq edhe presidentja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet Presidenti Biden!
Tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të presidentes të Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë!
Gazpromi rus ka vdekur, prandaj mos e vajtoni më! /InLajmi/