Më shumë se 250 mijë refugjatë që ikën nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, transmeton InLajmi.
Deri të premten, 253 mijë e 157 refugjatë ishin regjistruar nga policia gjermane.
Numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme, shkruan CNN.
Shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar, tha zëdhënësi. /InLajmi/