Armando Broja dhe do të jetë nga minuta e parë në “RCDE Stadium” për të udhëhequr sulmin e Shqipërisë dhe në krah të tij është përzgjedhur Myrto Uzuni.
Për ta nisur nga fillimi, në portë do të jetë Strakosha dhe në mbrojtje 3-shja fantastike Gjimshiti, Ismajli dhe Kumbulla.
Në mesfushë nga krahët do të jenë Hysaj dhe Ivan Balliu dhe si diga në mesfushë do të jenë Keidi Bare që luan në stadiumin e tij, Gjasula dhe Qazim Laçi.
Sulmi siç e thamë 2-shja Broja-Uzuni dhe ky formacion mendohet të jetë më i miri i mundshëm pa harruar që nga stoli mund të vijnë “përforcime” të rëndësishme si Nedim Bajrami, Manaj, Cikalleshi e Vrioni, shkruan ABC News.
Shqipëria;(3-5-2): Strakosha; Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Armando Broja dhe Uzuni.