• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Udhëtime

A e dini se në qytetin e Stambollit takohen lindja dhe perëndimi?!

J G nga J G
25 March 2022
në Udhëtime
0 0
0
A e dini se në qytetin e Stambollit takohen lindja dhe perëndimi?!
0
SHPERNDARJE
116
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ka vetëm një qytet në botë që të bën të ndihesh sulltan apo sulltaneshë për një çast: ky qytet është Stambolli.

Një vend që natyrshëm takon të shkuarën me të tashmen dhe ndërthur kultura të ndryshme e të largëta: europianen me aziatiken. Asgjë që kisha lexuar, pare e dëgjuar për këtë qytet nuk m’u duk e ekzagjeruar dhe këtë e kuptova menjëherë sapo ndjeva aromën e Stambollit.

Gjithçka në këtë qytet është dinamike, madje e zhurmshme e në të njëjtën kohë piktoreske. Pa dyshim ky vend është xhevahiri më i çmuar i gjithë udhëtimeve që kushdo zgjedh të bëjë gjatë gjithë jetës së tij. Sapo e sheh, kupton se ky qytet rrethohet nga një misticitet që të hap portat e madhështisë të së shkuarës, por nuk të tregon gjithçka, sekretet e tij të magjepsin e të bëjnë të kërkosh më shumë.

Por sapo ke parë diçka madhështore, mahnitesh nga diçka tjetër që të nxit drejt kurioziteteve të reja. Ky margaritar i Bosforit të fton të rikthehesh pasi të prezantohet me të gjithë ngjyrat e tij, kontrastet e forta mes moderns e tradicionales, legjendës dhe reales, shopping-ut, një çaji vendas të servirur në gotë me bel, kafes turke shoqëruar me llokum me aromë trëndafili, ushqimit karakteristik me erëza të llojllojshme, e shumë delikatesa të tjera. Këto janë disa rituale që të bëjnë ta jetosh Stambollin dhe ta gjesh veten në një vend në të cilin edhe do të doje të qëndroje gjatë dhe ta shëtisje më këmbë në çdo cep.

Por për të parë të gjitha pikat e rëndësishme historike të qytetit kjo do të ishte pak e vështirë, prandaj bëni mirë që të shihni këto vende përpara se të zhyteni në rrugët e Stambollit me llojlloj tundimesh të ëmbla mes lumit të njerëzve që nuk rresht asnjëherë deri në orët e para të mëngjesit. Unë e nisa nga Pallati i Dollmabahce-t, një mrekulli e arkitekturës së shekullit XIX.

Një nga pallatet më madhështore në botë, rezidenca e sulltanëve të fundit të perandorisë. Pas tij Hipodromi, skena e garave bizantine të atletikës apo festimit të fitoreve dhe aktiviteteve politike. Mos vononi të kaloni në anën tjetër të qytetit ku gjendet e famshmja Xhamia Blu (Sultan Ahmet Camii), që të magjeps me mozaikun e saj për të cilin janë përdorur 20.000 pllakëza të vogla. Në çdo periudhë të vitit është një nga vendet më të vizituara plot me turistë që fotografohen për të pasur një kujtim të çmuar në një nga mrekullitë e botës së lashtë, kisha-xhami më e madhe në botë dhe e vetmja që shërben si muze për ndërthurjen mes dy besimeve fetare dominuese në rajon, “Haghia Sophia” (Shën Sofia).

E ndërtuar në vitin 536 pas Krishtit nga perandori Justinian, e kthyer në xhami në vitin 1453 dhe tani në muze. Pallati i Topkapi-së do t’u sfidojë me pamjen më të bukur që keni parë ndonjëherë. Pamjen më mahnitëse të detit të Marmarasë do ta memorizoni vetëm aty.

Shëtitja nuk ka përfunduar, nëse nuk sheh Bosforin dhe Bririn e Artë, ndërtuar në një nga shtatë kodrat e Stambollit, vendbanim i sulltanëve për 400 vjet. Këtu të jepet mundësia e njohjes së mrekullive të arkitekturës moderne dhe asaj bizantine, që përbëjnë një nga magjitë e stilit otoman. Dhe më e bukura, të gjitha këto mund t’i vizitoni në një ditë, nëse menaxhoni kohën në mënyrën e duhur.

Ditën tjetër mund të sodisni Bulevardin e Bagdatit, lagjen “Uskudar”, Kullën e Vashës, Kodrën e të Dashuruarve, Urën e Bosforit, ura që lidh dy kontinentet, shëtitje në Bosfor dhe më pas vizitë në Pazarin e Madh apo siç e quajnë vendasit Kapali Çarshi. Ky është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3.000 dyqane me produkte të një game të paimagjinueshme. Është vendi ku askush nuk i reziston dot të bëjë blerje. Kjo do të ishte shumë e vështirë, duke marrë parasysh edhe shpirtin tregtar të vendasve, të cilët zotërojnë mjeshtërinë e artit të shitjes.
Jo çdo vakt mund ta konsumoni në restorant, por kjo gjë do t’ju nxitë drejt një kënaqësie tjetër në Stamboll, që janë ushqimet e shpejta: doner të shijshëm si askund tjetër, sanduiç me fileto peshku shoqëruar me salca, midhje të mbushura me oriz (ushqimi më i shijshëm që nuk e kam provuar askund tjetër) dhe shumë ëmbëlsira; vitrinat e ëmbëltoreve janë organizuar si vepra arti të ngrënshme, shkruan Living Shqip.

Mbrëmja në Stamboll është e gjallë, baret dhe restorantet buzë detit poshtë Urës së Bosforit janë plot me turistë e vendas që lëshojnë shtëllunga tymi nga nargjiletë apo pijnë çajin a kafen e mbrëmjes. Trupa me artistë vendas performojnë muzikën karakteristike dhe të ftojnë të bëhesh pjesë e atmosferës. Pasi përfundon një vizitë në Stamboll përjeton të njëjtën ndjesi pasi je përshëndetur me miq të mirë pas një gostie që do të doje të përsëritej shpejt.

Tags: LindjaPerendimiTurqiaXhamia Blu
Postimi i mëparshëm

Kështu urohet motra për ditëlindje, Era nuk le vend për koment në urimin e saj dedikuar Norës

Postimi tjetër

Zyrtari amerikan: Rusia po tenton të dërgojë përforcime ushtarake nga Gjeorgjia

Të ngjajshme Postime

9 gjëra që s’duhet t’i vishni kurrë kur udhëtoni me avion – thonë stjuardesat
Udhëtime

9 gjëra që s’duhet t’i vishni kurrë kur udhëtoni me avion – thonë stjuardesat

17 June 2025
Rritet fenomeni “soft-saving”? Të rinjtë po zgjedhin “të shijojnë momentin”, heqin dorë nga kursimet
Udhëtime

Rritet fenomeni “soft-saving”? Të rinjtë po zgjedhin “të shijojnë momentin”, heqin dorë nga kursimet

13 June 2025
Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë
Udhëtime

Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

9 June 2025
Udhëtimet e pranverës: Destinacionet më të bukura për t’u arratisur
Udhëtime

Udhëtimet e pranverës: Destinacionet më të bukura për t’u arratisur

14 April 2025
Me një ndryshim në mënyrën si përdorim rrjetet sociale mund të na përmirësojë ditën
Udhëtime

Me një ndryshim në mënyrën si përdorim rrjetet sociale mund të na përmirësojë ditën

9 March 2025
Pse nuk duhet të heqim këpucët në avion?
Udhëtime

Pse nuk duhet të heqim këpucët në avion?

2 March 2025
Postimi tjetër
Inteligjenca amerikane paralajmëron Ukrainën se një sulm është i pashmangshëm

Zyrtari amerikan: Rusia po tenton të dërgojë përforcime ushtarake nga Gjeorgjia

Lajmet e fundit

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu