Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë në takimin e liderëve të NATO-s në Bruksel se Ukrainës i duhet vetëm një pjesë e fuqisë së zjarrit të kombinuar të aleancës, transmeton InLajmi.
“Mund të na jepni 1% të të gjithë avionëve tuaj. 1% e të gjithë tankeve tuaj, tha ai.
“Ju keni mijëra avionë luftarakë, por ne nuk na është dhënë ende një… ne iu drejtuam [juve] për tanke që të mund të zhbllokojmë qytetet tona … ju keni të paktën 20 mijë tanke”, tha Zelensky.
Ai u bëri thirrje liderëve që të marrin vendimet e nevojshme për ta realizuar atë, shkruan CNN.
Ai tha gjithashtu se udhëheqësit e NATO-s duhet të pranojnë atë që forcat e armatosura të Ukrainës kanë demonstruar se i përmbushin standardet e NATO-s në luftën kundër Rusisë. /InLajmi/
















