Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se Rusia po transferon armë dhe pajisje të tjera ushtarake në Bjellorusi, transmeton InLajmi.
Ata thonë se dislokimet janë pjesë e planeve të rinovuara ruse për të ngritur një ofensivë që synon rrethimin e kryeqytetit të Kievit.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se ushtria ruse e kuptuar që mjetet në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për luftën në Ukrainë, shkruan CNN.
“Udhëheqja ushtarake ruse ka filluar të kuptojë se forcat dhe mjetet në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të ruajtur territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës dhe për të kryer operacione mbrojtëse”, thuhet në deklaratë. /InLajmi/




















