Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se në kuadër të 23-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, së bashku me kryetarin e PDK-së; Memli Krasniqin kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, përcjell InLajmi.
Totaj tha se ushtarët e NATO-s u flijuan në misionin e tyre për mbrojtjen e popullit të Kosovës.
Gjithashtu kryetari i Prizrenit u shpreh mirënjohës dhe falënderues ndaj forcave të NATO-s për kontributin e tyre për ta ndihmuar Kosovën dhe për ta ndalur gjenocidin serb në Kosovë.
Totaj theksoi se lufta e pastër e UÇK-së dhe ndihma e madhe e aleatëve tone mundësuan që ta fitojmë lirinë që e kemi sot.
Postimi i plotë i tij:

Sot shënohet 23 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-së ndaj Serbisë e Jugosllavisë, fillimi i një epoke të re për popullin e Kosovës, fundi i regjimit pushtues të Sllobodan Millosheviqit.
Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nderuam me homazhe ushtarët e NATO-së, tek pllaka përkujtimore e pilotëve amerikan David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët u flijuan në misionin e tyre të mbrojtjes për popullin e Kosovës.
Gjithmonë mirënjohës dhe falenderues ndaj forcave të NATO-së që ndihmuan popullin e Kosovës ta fitonte lirinë dhe të ndalej gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Lufta e pastër e UÇK-së dhe ndihma e madhe e aleatëve tanë, mundësuan lirinë që ne po e jetojmë sot! /InLajmi/