Kosova do të mbajë të premten dite zie në nderim të jetës dhe vepres së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, përcjell InLajmi.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nënshkruar vendimin për shpalljen e 25 marsit si ditë zie për ish-sekretaren amerikane.
Vendimi hyn në fuqi nga nesër.
Ndryshe sot është mbajtur një seancë e veçantë në Kuvend në nder të ish-sekretares amerikane, ku krerë të lartë u shprehën mirënjohës për kontributin e saj në Kosovë. /InLajmi/