Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, vlerëson se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka qenë një ndër diplomatet më të mira që ka pasur SHBA-ja.
“Madeleine Albright, ka qenë një nga diplomatet më të mira që ka pasur Amerika, para se të bëhej sekretare e shtetit ka qenë ambasadore e Amerikës në OKB dhe detyra e saj ka qenë mbrojtja e të drejtave të njeriut. Gjithmonë ka ngritur zërën kundër gjenocidit në Afrikë, Kinë e edhe në ish-Jugosllavi”.
Spahiu tha se Albright ka qenë forcë shtytëse për intervenimin e NATO-s në Kosovë.
“Me ndihmën për Kosovën nuk u bë vetëm mbrotjëse e të drejtave të njeriut në botë, por, edhe mike e Kosovës dhe mbeti e tillë deri kur vdiq”.
“Albright ka qenë forcë shtytëse në kuadër të NATO-s për të bindur vendet që në fushatën e bombardimit Amerika të mos mbetet vetëm, por, të veprojnë bashkë”, tha ai në Klan Kosova.
“Madeleine Albright nuk do të ruhet vetëm në historinë tonë, por do të bartet edhe në gjenerata tjera – emri i saj do të nderohet gjithmonë”, tha Spahiu.